zoom

Slider

Mancini befasoi me largimin, Italia ka dy emra për trajnerin e ri

Dy janë alternativat kryesorë për stolin e Italisë. Që ka mbetur bosh pas dorëheqjes së Roberto Mancinit. 58-vjeçari pritet të emërohet në pankinën e kombëtares së Arabisë Saudite.

Luciano Spalletti dhe Antonio Conte janë dy emrat që pëlqehen shumë nga drejtuesit e futbollit italian. Në “pole” qëndron trajneri që riktheu Napolin te titulli kampion pas 33 vitesh.

Por, problemi i Spallettit është që ndodhet ende nën kontratë me fituesit e Serie A. Në kushte të tilla, presidenti i FIGC (Gravina) duhet të gjejë një akord me De Laurentiis, kreun e Napolit.

Opsioni tjetër quhet Antonio Conte, i cili qëndron pushim prej 26 marsit, datë kur i dha fund aventurës në Premier League në stolin e Tottenhamit.

Conte e njeh mirë ambientin e Kombëtares, pasi e ka drejtuar Italinë në periudhën gusht 2014-qershor 2016.

Për pankinën e 4 herë kampionëve të botës u diskutua edhe emri i Max Allegrit, një emër që gjithsesi nuk krijon entuziazëm.

Edhe për faktin që vështirë të heqë dorë nga kontrata me Juventusin, nga e cila përfiton rreth 7.5 mln euro në sezon. /zoom.al/