zoom

Slider

Man City fiton ndeshjen e çmendur kundër Real Madrid, plot 7 gola në Etihad

Manchester City fiton raundin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit dhe synon finalen në Paris.

Në “Etihad Stadium”, skuadra e Guardiolës mundi 4-3 futbollistët e Ancelottit në fund të një ndeshje spektakolare.

Në pjesën e parë, “Qytetarët” zbritën fuqishëm dhe kaluan në epëri me goditjen e De Bruyne në minutën e 2′.

Gabriel Jesus dyfishoi shifrat në minutën e 11′ ndërsa më pas humbin disa mundësi për të shënuar edhe golin e tretë.

Benzema në minutën e 33′ shkurtoi distancën dhe ekipet shkuan me City në epërsi 2-1 në pushimin mes pjesëve.

Në pjesën e dytë Mahrez goditi shtyllën, më pas Foden në minutë  e 53′ nënshkruan tripletën.

Vinicius në të 55′ ringjall lojën, por City reagon me Bernardo Silva që shënoi për 4-2 në minutën e 74′.

Reali sulmon më fortë dhe fitoi një penallti me Benzema, që mban gjallë shpresat e “Los Blancos”, për kalimin në finale. /zoom.al/