zoom

Aktualitet

Malltezi pas daljes nga SPAK akuzon prokuroren: Urdhër politik dhe qëndrime të padenja, s’ka prova

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka folur para gazetarëve, pas marrjes në pyetje për 4 orë në SPAK.

Ndër të tjera ai tha se u pyet si një person nën hetim, duke deklaruar po ashtu se prokurorja e çështjes pati një qëndrim të padenjë ndaj tij.

Ai tha se është i pafajshëm dhe se akuzat janë politike.

“Nuk ka vepër penale, por urdhri politik është urdhër politik. Natyrisht pati qëndrime krejtësisht të padenja për prokuroren, e cila pa kuptuar situatën pronësore ka arrestuar një njeri pa prova. U pyeta nën cilësinë e një personi në hetim”, u shpreh ai për gazetarët. /ZOOM.AL/