zoom

Sport

“Mallkimi” i Uzunit, humbet penallti dhe ndeshjen ndaj Getafes

Granada pëson disfatë 2-0 nga Getafe në Coliseum Stadium,  duke vazhduar kështu me rezultatet negative.

Ekipi i Jose Bordalas Jimenez zhvilloi një pjesë të parë pozitive, ku u takua me golin dy herë.

Greenwood dhe Mayoral elektrizuan stadiumin me golat e tyre, saktësisht në minutë ne 21-të dhe 36-të.

Mysafirët mund të dërgonin shifrat në 2-1, nëse Myrto Uzuni do tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Sulmuesi i Kombëtares u ndal nga shtylla, sakaq rezultati i ndeshjes nuk do ndryshonte deri në fund.

Getafe merr më në fund frymë lirshëm, mesi i tabelës i shkon përshtat objektivave të klubit.

Në krahun tjetër,  katër humbje në pesë ndeshjet e fundit për Granadën bën që skuadra të jetë e parafundit. /ZOOM.AL/