zoom

Lajme

Mallkimi i Holandës vazhdon, shkon e “sakatuar” në EURO 2024. Dëmtohet një tjetër titullar!

Nuk kanë fund telashet për Holandën e Ronald Koeman, e cila vuan një “mallkim” të përhershëm në kompeticionet e rëndësishme me fatin e keq.

Tekniku vetëm disa orë pasi humbi një prej mesfushorëve më të talentuar, Frenkie De Jong, tani duhet të bëjë edhe pa mefushorin e Atalantës, Teun Koopmeiners.

Futbollisti i “tulipanëve” u dëmtua teksa po kryente nxehmjen, përpara miqësores që Holanda zhvilloi të hënën në mbrëmje përballë Isalndës, në Rotherdam.

Në këtë mënyrë tekniku Koeman, duhet të “privohet” nga tre mesfushorë shumë të rëndësishëm, të skuadrës siç janë Frenkie De Jong, Teun Koopmeiners si dhe Marten de Roon. /ZOOM.AL/