zoom

Aktualitet

Makineria e produkteve ushqimore copëton punonjësin në Divjakë, vdes rrugës 53-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J.

Ddyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën më pas, gjatë transportimit në spital.

Policia e Lushnjës njoftoi se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht po hetohen drejtuesit teknikë dhe të kompanisë për mungesë të kushteve të sigurisë, kurse vendimin për akuzë apo ndalim do e marrë Prokuroria me Gjykatën. /ZOOM.AL/