Aplikacion
Shkak është bërë një defekt teknik në makinë
Një makinë në Lundër të Tiranës ka marrë flakë në ecje e sipër.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se si pasojë mjeti me drejtues M. L., është djegur pjesërisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në mjet.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 11.02.2022, rreth orës 19:45, në Lundër, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin M. L.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.