zoom

Lajme

Makabër në Tetovë/ Gjenden të vdekura një 33-vjeçare dhe vajza e mitur, në gjendje të rëndë djali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maqedoninë e Veriut këtë të martë.

Një grua 36-vjeçare është gjetur e vdekur në banesë së bashku më vajzën e saj të mitur, në fshatin Sllatinë në Tetovë. Në gjëndje të rënduar për jetën është gjetur edhe djali i mitur i 33-vjeçares i cili ndodhej me të atin në momentin e mbërritjes së Policisë.

Paraprakisht dyshohet se autor i krimit makabër të jetë bashkëshorti i 36-vjeçares dhe babai i fëmijëve.

Ky i fundit është shoqëruar nga uniformat blu për tu marrë në pyetje.

Zyrtarisht nuk dihet ende se si kanë ndërruar jetë dy viktimat por dyshohet se burri ka mbytur bashkëshorten dhe vajzën.