zoom

Bota

Mahnitëse/ Ndodh eklipsi diellor, magjia e qiellit përmes fotove

Në prag të mbrëmjes së kësaj të hëne (me orën tonë lokale) miliona njerëz në botë patën mundësinë të shijojnë eklipsin diellor.

Rreth orës 19:00, qytetarët mbushën sheshet për të qenë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë qiellor.

Ata panë Hënën të kalonte përballë Diellit për rreth 4 minuta.

Eklipsi total i diellit u bë i dukshëm në rajonet e Amerikës Qendrore dhe Veriore sot, (e hënë, 8 prill).

Eklipsi total filloi nga Oqeani Paqësor Jugor, teksa rajonet e para të Meksikës e vëzhguan atë nga bregu i Paqësorit.

Rruga e eklipsit kaloi Meksikën dhe vazhdoi në SHBA duke kaluar përmes Teksasit, duke vazhduar në verilindje dhe më pas duke kaluar nëpër Kanada.