Aplikacion
Deklarata është bërë nga kreu I Partisë Demokratike, Sali Berisha, sipas të cilit, etiketa e prodhimit në Shqipëri do përbëjë moton e krenarisë së betejës së shqiptarëve.
“Ata që thonë se ‘Made in Albania’, se prodhimi do jetë baza e krenarisë shqiptare, dhe e konsiderojnë këtë një ekzagjerim, nuk duhet të harrojnë se jemi ne, vështroni shifrat, rritëm me 320 përqind eksportet, të cilat nga viti i kaluar në këtë vit ranë me 32 përqind. Pra, nxitja e prodhimit dhe eksportit dhe klima më miqësore ndaj biznesit, Shqipëria e taksave të ulëta, potencialet e jashtëzakonshme natyrore, janë të gjitha këto faktorë që shndërrojnë ‘Made in Albania’ në moto kryesore jo vetëm të krenarisë, por edhe të begatimit të shqiptarëve.”
Në vijim, kreu i demokratëve tha se Shqipëria Madhështore ka si kusht të të gjitha kushteve që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme.
Në këtë kontekst, paketa jonë për vendosjen e minimumit jetik 200 euro dhe indeksimin e tij të përvitshëm me shkallën e rritjes së çmimeve, vendosja e rrogës minimale 500 euro, e rrogës mesatare 1200 euro, rritja e pensioneve me 20 përqind, ulja e çmimit të naftës me 30-40 përqind, vendosja e kartës së konsumatorit për të gjithë ata që marrin pensione, minimum jetik dhe rroga të ulëta për të rimbursuar shumën përafërsisht 450 euro në vit për ushqimet dhe gjërat bazë që blejnë. Çmimi i energjisë prej 7 lekë. Çmimi i energjisë për bizneset nga 18-24 që është sot, në 6 lekë.
Kryetari i PD, Berisha renditi edhe një sërë projektesh kombëtare infrastrukturore, që u realizuan gjatë periudhës 2005-2008.
Mbyllja e TikTok, Berisha njofton protestë kombëtare në 15 mars: Të anulohet vendimi!