Aplikacion
Macron ka thënë se Franca dhe i gjithë kontinenti duhet të bëhen për tju përgjigjur kërcënimit rus në rast që Uashingtoni “braktis” europianët.
“Dua të besoj se SHBA-të do të qëndrojnë pranë nesh. Por ne duhet të jemi gati nëse nuk ndodh kështu”– tha ai.
Ndërsa u mundua të qetësonte ankthin e kriajuar për sigurinë dhe një luftë të mundshme tregtare transatlantike, shefi i Elysse pranoi se bota po hyn në një epokë të re ndaj së cilës nuk mund të qëndrohet spektator.
“Po ju flas sonte për pasojat në Europë. Lufta në Ukrainë vijon me intensitet ndërsa SHBA-ja, aleati ynë ka ndryshuar qëndim për këtë. E ardhmja e Evropës nuk duhet të vendoset në Uashington apo Moskë, dhe po, kërcënimi nga lindja po kthehet. Dhe qetësia e këtyre 30 viteve që nga rënia e Murit të Berlinit ka marrë fund”– vijoi më tej Macron.
Sa i takon luftës në Ukrainë, macron tha se paqja nuk arrihet pa një çmim duke iu afruar kështu përpjekjeve të presidentit amerikan Trump për të shtyrë Kievin drejt tryezës së negociatave.
Ai tha gjithashtu se do të diskutojë me partnerët evropianë për shtrirjen e parandalimit bërthamor francez në vendet e tjera në kontinent, por se vendimi dhe kontrolli do të mbeten gjithmonë në duart e presidentit francez.
Mbyllja e TikTok, Berisha njofton protestë kombëtare në 15 mars: Të anulohet vendimi!