zoom

Politikë

Luljeta Bozon apo Najada Çomon? Kë votuan më shumë qytetarët

Dr. Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo u kthyen në simbol të fushatës së kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Ato kanë qenë në qendër të komenteve përgjatë këtyre kohëve, për shkak se ishin dy figura të njohura në dy momente të vështira për vendin.

Por cila ka qenë më e votëbesuar nga elektorati kryeqytetas, ku ato kandidojnë në dy vendet e para të listës rozë? Nga votat e numëruara deri më tani Bozo ka marrë më shumë vota se Çomo.

Konkretisht inxhinierja Bozo numëron 2876 vota, ndërkohë Najada Çomo deri më tani ka arritur të sigurojë 850 vota.

Në Tiranë po vijon ende numërimi për pothuajse gjysmën e votave, pasi nga 1243 QV janë numëruar 699 .