zoom

Slider

Luiz Ejlli “thumboi” gjë Sali Berishën?

Jo vetëm shfaqet kryeministrit Edi Rama, bën thirrje për të votuar kandidatët socialistë, por edhe thumbon ish-kryeministrin Sali Berisha, që brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” e quante idhull.

Kur u pyet nga Rama në podcastin e tij nëse shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për koncerte, Luiz Ejlli u përgjigj se mund të lëvizë lirisht sepse nuk është “non grata”.

A ishte ky një “kunj” për Berishën, i futur në listën e zezë të amerikanëve?

Pjesë nga biseda:

Luiz Ejlli: Po, kam nënën dhe motrën, është e martuar, ka tre fëmijë.

Edi Rama: Po ti shkon atje?

Luiz Ejlli: Kam shkuar, por nuk është se më ka pëlqyer mënyra e jetesës sesi është.

Edi Rama: E merr vizën domethënë?

Luiz Ejlli: Po e marr. E kam marrë njëherë, tani do ma japin prapë besoj se do kem koncerte. Se nuk jam “non grata’’.

Edi Rama: Larg qoftë!

Luiz Ejlli: Unë do iki për të kënduar. Ndoshta do bëhem dhe unë “non grata’’, ku i dihet?!

Edi Rama: Po ti vazhdon këndon?

Luiz Ejlli: Po. Sot madje do isha në studio. Po i thashë kam diçka pak më të rëndësishme. Çfarë ka më tha, se s’po jap emrin. Çfarë ka më të rëndësishme se kjo është ëndrra jote?! Më beso i thashë, është më e rëndësishme, po s’ta them dot dhe qeshi, e mirë më tha.