Aplikacion
Ngjarja ishte lajmi i ditës ku nuk munguan urimet nga personazhet publikë dhe ndjekësit e admiruesit e tyre.
Në një InstaStory, Luiz Ejlli ka njoftuar se sot në orën 18:00 do të ketë një transmetim ‘live’ në Instagram-in e tij ku do të falenderojë publikisht këdo. Ai ndan edhe emocionet e tij të para për lindjen e Luna Marisë.
“Kam kujtuar që lumturia e kishte pikun kur më ka thënë Kiara “po’, por më vjen keq t’i them Kiarës që lumturia më e madhe është kjo tjetra, kështu që është fakt, keni për ta kuptuar vetë kur ta provoni dhe ato që e kanë provuar, e dinë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”.
Ndërkohë Kiara, nënë për herë të parë, ka publikuar foton e parë ku babi Luizi mban në krahë vogëlushen e tij. /ZOOM.AL/