zoom

Aktualitet

Luftë e hapur Rama-Veliaj: Kryeministri shkarkon nënkryetaren e komanduar mbrëmë nga Kryebashkiaku

Luftë e hapur mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliaj! Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komanduar mbrëmë nga Kryebashkiaku i Tiranës.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se Rama sapo e ka shkarkuar Sara Goxhajn, e cila mbante postin e nënkryetares derisa Veliaj i delegoi firmën.

Erion Veliaj, me një shkresë të firmosur nga qelia, dha urdhrin për të shkarkuar Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të bashkisë Tiranë.

Kryebashkiaku i Tiranës, i cili mban postin edhe pas vendosjes në pranga, ia delegoi firmën nënkryetares Sara Goxhaj.

“URDHËROJ: Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shkruhet në dokument.

Postin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës e mbante nënkryetarja Anuela Ristani, e cila u vendos më 11 Shkurt, një pas arrestimit të Erion Veliaj.

Vendimi për marrjen e firmës së Bashkisë nga Ristani u mor gjatë një mbledhje Bashkie ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Dhe shkresa e Erion Veliajt për shkarkimin e saj, shfuqizonte atë të Edi Ramës që komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.

SHKRESA

“DELEGIMIT E DETYRAVE TË KRYETARIT” BASHKIA TIRANË”

Në mbështetje të nenit 8 pika 2, neni 59 pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të neneve 22, 28 dhe 29 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Rregullores me nr. 46111 datë 29.12.2022 për “Miratimin, Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave të Institucionit të Bashkisë Tiranë”,

URDHËROJ:

  1. Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
  2. Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.
  3. Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.
  4. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët, për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njoftohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.

KRYETARI Erion Veliaj

 

 

Postime të lidhura