Aplikacion
Akti i fundit i kompeticionit më prestigjioz europian për klube ishte përcaktuar të zhvillohej në Shën Petersburg më 28 maj. Por, pasi Rusia nisi ofensivën për të pushtuar Ukrainën, UEFA vendosi për të ndryshuar destinacionin pas takimit të zhvilluar të premten.
Ndeshja do të mbahet në “Stade de France” në Paris, në vend të “Gazprom Arena”. UEFA shprehu “falënderimin dhe vlerësimin” për presidentin e Francës, Emmanuel Macron për “mbështetjen dhe angazhimin e tij personal që loja më prestigjioze e futbollit të klubeve europiane të zhvendoset në Francë në një kohë krize të pashembullt”.
Gjithashtu UEFA ka dhënë edhe një mesazh solidarizimi duke njoftuar se do të jap kontributin e saj për të ndihmuar familjarët e futbollistëve që ndodhen në Ukrainë.
“Së bashku me qeverinë franceze, UEFA do të mbështesë plotësisht përpjekjet e shumë palëve për të siguruar sigurimin e shpëtimit për lojtarët e futbollit dhe familjet e tyre në Ukrainë, të cilët përballen me vuajtje të tmerrshme njerëzore, shkatërrim dhe zhvendosje”, shkruan UEFA.
Detajet/ Babai hetues i BKH-së, nëna pjesë e SPAK, ky është personi i dytë në vrasjen e Martinit