Aplikacion
Mangësitë në garantimin e sigurisë në “Stade De France”, para se Liverpool të luante kundër Realit të Madridit, rezultuan në thuajse një katastrofë masive, për të cilën përgjegjësja kryesore ishte UEFA, siç arriti në konkluzion vitin e kaluar një skuadër hetuesish, e ngarkuar për të bërë një raport nga organizmi futbollistik.
Policia mbajti mijëra tifozë në radhë të pafundme para ndeshjes dhe përdori gaz lotsjellës jashtë stadiumit. Pas ndeshjes dhjetëra persona u bënë pre e vjedhjeve jashtë stadiumit nga rezidentë lokalë. Së fundmi UEFA deklaroi se kishte arritur një akord komplet dhe përfundimtar me tifozët që përfaqësoheshin nga dy studio ligjore të Liverpool, “në lidhje me vështirësitë dhe sfidat që ju desh të përballeshin”.
UEFA gjithashtu nuk harroi të theksonte se “Akordi është arritur pa asnjë pranim përgjegjësie nga ana e saj. Një operacion sigurie i dështuar që përfshoi policinë franceze dhe autoritetet lokale ka dhjetëra mijëra tifozë të bllokoheshin në radhë të keqorganizuara për orë të tëra para ndeshjes në stadiumin prej 75 mijë vendesh që është një ndër arenat kyc të Olimpiadës së Parisit.
Mijëra tifozë u goditën nga gazi lotsjellës nga policia dhe finalja u shty për thuajse 40 minuta. Në brendësi të stadiumit Uefa transmetoi një mesazh që fajësonte pjesërisht tifozët që kishin ardhur me vonesë për shtyrjen e ndeshjes. /ZOOM.AL/