Aplikacion
“Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara mezi presin të marrin përgjigjen me shkrim të Rusisë për propozimet që SHBA dhe NATO ndanë me Moskën muajin e kaluar duke propozuar fusha konkrete për diskutim në lidhje me sigurinë evropiane në koordinim me aleatët dhe partnerët tanë. Sekretari Blinken përsëriti shqetësimet tona të vazhdueshme se Rusia ka kapacitetin për të nisur një pushtim të Ukrainës në çdo moment dhe theksoi nevojën për të parë një de-përshkallëzim të verifikueshëm, të besueshëm dhe kuptimplotë. Ai nënvizoi se, agresioni i mëtejshëm rus kundër Ukrainës do të rezultonte në një përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar transatlantike”, thotë Ned Price në njoftimin e vet lidhur me këtë telefonatë, ndërsa ritheksoi se SHBA mbetet e përkushtuar ndaj rrugës diplomatike dhe se ajoi beson se mbetet një dritare për të zgjidhur krizën në mënyrë paqësore.