Aplikacion
Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA në OKB u shpreh se SH.B.A. “po punon pa u lodhur përmes kanaleve diplomatike për të ndalur dhe për t’i dhënë fund këtij konflikti”.
“Numri i njerëzve të plagosur dhe të vrarë gjatë kësaj jave ka qenë shkatërrues. Mjerisht këto shifra ka të ngjarë të rriten” mësohet të ketë thënë ajo.
Ajo shpreh shqetësim për dhunën midis arabëve dhe hebrenjve në bashkësitë e përziera brenda Izraelit.
Thomas-Greenfield shpreh “alarmin” mbi sulmet ndaj gazetarëve dhe u bën thirrje të gjitha palëve për të mbrojtur civilët, klinikat mjekësore dhe objektet e OKB.
Më tej ajo ka bërë thirrje Hamasit të ndalojë menjëherë sulmet e saj me raketa ndaj Izraelit dhe thotë se ai kundërshton dëbimet e afërta të Palestinezëve në Jeruzalemin Lindor si dhe ndërtimin e vendbanimeve dhe shkatërrimet e shtëpive nga ana e Izraelit.