zoom

Politikë

Luçiano Boçi: Në shtator, rikthehen protestat. I kërkojnë qytetarët

Luçiano Boçi nga Partia Demokratike, ka njoftuar se në shtator, PD do të rikthejë protestat në vend, pasi siç thotë ai është një kërkesë e vazhdueshme nga qytetarët.

“Protesta janë të kërkuara. Ngjarjet janë të tilla që i bëjnë të domosdoshme. Ka zemërim të qytetarëve. Duke parë që është një kërkesë e vazhdueshme, kemi nisur angazhimet tona që në shtator të mos kemi vetëm një betejë vetëm në Parlament, por edhe një betejë tjetër aksioni politik protestues, duke përfshirë të gjithë qytetarët”, theksoi Boçi.

Nënkryetari i ri i Partisë Demokratike tha edhe se do të vazhdojnë të shprehin deri në fund qëndrimet e tyre lidhur me reformat e reja. “Rithemelimi” përfaqësohet vetëm në Komisionin për Reformën Zgjedhore nga Oerd Bylykbashi.

Në studion e ABCneës me Juli Xhokaxhi, Boçi tha se do të zhvillojnë tryeza me ekspertë, ndërsa do të kenë edhe takime me qytetarët për Reformën Territoriale.

“Do vazhdojmë të shprehim qëndrimet tona. Do të zhvillojmë tryeza me ekspertë. Do të bëjmë edhe takime me qytetarët për reformën territoriale”, tha ai./Zoom.al