zoom

Stil

Luana dhe Getoar zgjedhin fjalët më të ëmbla për t’i uruar ditëlindjen Marinës

Ngjan si 25, por në fakt sot Marina Vjollca mbush 33-vjeç. Në këtë ditë të veçantë për moderatoren të gjithë sytë i kishim tek urimi që do t’i bënte motra e saj me të cilën është e pandarë, Luana.

Dhe në fakt nuk ka munguar një i tillë. Me anë të një fotoje të përbashkët, Luana i ka dedikuar disa fjalë zemre motrës së saj: “Gëzuar ditëlindjen shoqja më e mirë. Të dua me shpirt dhe zemër gjysma ime.”

Ndërsa Getoar Selimi krahas një fotoje të dy vajzave më të rëndësishme në jetën e tij,i ka dedikuar fjalët më të bukura bashkëshortes së tij, Marina Vjollcës për ditëlindjen e saj.

“Që në takimin tonë të parë, e dija se do ta kaloja pjesën tjetër të jetës me ty. Më vjen mirë që kisha të drejtë. Gëzuar ditëlindjen gruas më të mrekullueshme që njoh,”-ka shkruan reperi.

Sigurisht këtij dedikimi kaq të ëmbël i është përgjigjur edhe vetë moderatorja duke komentuar poshtë postimit të tij: Të dua jeta ime, -ka shkruar ajo.