zoom

Lajme

Loredana ishte arsyeja? Mozzik tregon të vërtetën e sherrit me Noizy-n: Unë nuk dija gjë që…

I ftuar në një podcast, Mozzik ka folur për raportin e prishur midis tij dhe Noizyt, pas një bashkëpunimi të suksesshëm.

Ai u shpreh se bashkëpunimi me Noizyn ka qenë i mrekullueshëm mirëpo shprehet se akoma nuk di gjë pse ka ndodhur prishja e raportit të tyre po ashtu deklaron se as për fshirjen e këngës nuk ka asnjë ide.

“Bashkëpunimi me Noizyn ka qenë i mrekullueshëm. Për fshirjen e këngës nuk di gjë. Aq sa di ti di dhe unë. Krijohet një raport vetëm prej njërës palë. Secili e ka një arsye, por unë nuk i kuptoj. Kushdo që ka bashkëpunuar me mua e ka numrin tim. Mund të më gjejë në Instagram.

Më kontakto nëse ke diçka me mua, jo të më sulmosh në mediat sociale se nuk e shoh të drejtë. Po bën diçka për të cilën unë nuk di gjë. Më ka ndodhur shpesh që vetëm të shoh veten në Story e mos të di asgjë. Dhe akoma s’di.”

Dy reperat dukeshin miq të mirë me njëri-tjetrin, madje shiheshin edhe shpesh live nëpër rrjete sociale.

Por, kanë ndërprerë miqësinë më njëri-tjetrin në vitin 2022, pak muaj pas ndarjes së Mozzik me Loredanën.

Ndërkohë në atë periudhë përflitej për një lidhje dashurie midis Loredanës dhe Noizyt. Reperja u përfol si “molla e sherrit” mes dy reperave, por asnjëri nuk ka reaguar ndaj thashethemeve.