zoom

Stil

Llojet e personaliteteve më acaruese, sipas vetë njerëzve

Njerëzit s’do të ishin fare, po fare interesantë nëse do të kishin të njëjtin personalitet. Natyrat e ndryshme janë çelësi i gjithçkaje që ndodh në marrëdhëniet mes njëri-tjetrit, përtej faktit që disa na pëlqejnë e ndërsa të tjerë jo. 

Cili është lloji i personalitetit që acaron më shumë njerëzit? Pavarësisht se opinionet janë shumë subjektive, llojet e personaliteteve më poshtë rezultuan më pak të preferuarit.

1.

“Budallenjtë kronikë. Njerëzit që flasin me siguri për çdo lloj teme dhe mendojnë që askush përveç tyre s’di gjë.”

2.

“Pozitiviteti toksik. Njerëzit që mendojnë se janë të lumtur 100% të kohës dhe që refuzojnë të mërziten apo të nevrikosen për cilëndo arsye. Janë ata që të thonë edhe atëherë kur ti s’do se duhet të shohësh anën pozitive të gjërave. E bukura është se këtë e thënë pa të dëgjuar dhe pa të kuptuar.”

3.

“Ata që kanë gjithmonë një histori të ngjashme me tënden, por shumë herë më të bukur se e jotja.”

4. 

“Më acarojnë ata që kanë një nevojë të pashpjegueshme për të dominuar nëpër biseda.”

5.

“Narcistët inteligjentë. Egoja e tyre është shumë e madhe dhe unë s’e duroj dot. Në fakt janë të mirë në gjithçka bëjnë.”

6.

“Njerëzit që s’pranojnë asnjë gabim.”

7.

“Pasivo-agresivët. A mund të flasim drejt kur je i mërzitur të lutem? Çfarë nevoje ka për ironi të shprehur aq “qetë”?”

8.

“Ata që jetojmë përgjithmonë si viktima. E kanë fajin të tjerët për gjithçka ju ndodh.”

9.

“Njerëzit që duan t’i ulin të tjerët vetëm për t’u ndjerë më mirë vetë.”

10.

“Mua më acarojnë djemtë që kanë nevojë të provojnë me çdo kusht “burrërinë” e tyre.”

11.

“Më acarojnë ekstrovertët që nuk respektojnë faktin që unë jam introvert.”