zoom

Slider

Liverpool blindon sulmuesin, afron bomberin që mahnit Europën

Liverpool është shumë afër nënshkrimit të sulmuesit të Benfica-s, Darwin Nunez.

Sulmuesi është shfaqur si objektivi kryesor i transferimeve të Reds, pasi Sadio Mane kërkoi largimin, ndërsa Mohamed Salah dhe Roberto Firmino i përfundon kontrata verën e ardhshme.

Sulmuesi 22-vjeçar është një nga talentet e rinj më premtues të Evropës pas një sezoni drithërues që e pa atë të shënonte 34 gola në 41 ndeshje për ekipin portugez, dhe Jurgen Klopp është i bindur se ai është njeriu që do t’i sjellë një shtysë të re reparti të avancaur.

Daily Mail zbuloi këtë javë se drejtuesit e Liverpool kishin nisur bisedimet me Benfica-n për ta sjellë sulmuesin në Anfield mes interesimit nga Manchester United dhe Atletico Madrid për një lëvizje prej 85 milionë sterlinash që do të thyente rekordin e tyre të transferimit.

Sot gazeta portugeze A Bola pretendon se transferimi i tij është një punë e përfunduar, duke shkruar se praktikisht është mbyllur marrëveshja, me Liverpool që do të paguaj 68 milionë sterlina fillimisht, me tarifën që mund të rritet në 85 mln sterlina me bonuese. /zoom.al/