zoom

Slider

Livakovic çon Kroacinë në çerekfinale, priti tre penallti ndaj Japonisë | VIDEO

Kroacia mposhti Japoninë me penallti 4-2 (koha e rregullut dhe shtesa u mbyll 1-1) dhe u kualifikua në çerekfinale të Botërorit, ku do të përballet me fituesin Brazil-Kore e Jugut.

Pas fitoreve me Gjermaninë dhe Spanjën, Japonia shfaqi vlerat edhe kundër kroatëve duke e mbylluar pjesën e parë në avantazh falë një goli të Maedës në minutën e 43′.

Kroacia e pati vështirësi për të krijuar lojë, por ata barazuan në minutën e 55-të falë një goditjeje të shkëlqyer me kokë të Perisic pas një asistimi të Lovren.

Më pas Livakoviç dhe Gonda i shpëtojnë rezultatin Endo dhe Modric. Pak ndodh në kohën shtesë dhe portieri Livakovic është vendimtar në gjuajtjen e penalltive, duke pritur gjuajtjet e Minamino, Mitoma dhe Yoshida. Penalltia e fundit i takoi Pasalic, i cili shënoi dhe dërgoi Kroacinë në çerkefinale./zoom.al/