zoom

Lajme

LISTAT/ Diksutime intensive në PS. Tërhiqen nga gara 3 deputetë

Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë për të zyrtarizuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

Mbledhja ka nisur prej orës 18:00 dhe pritet që në përfundim, çdo drejtues qarku të dalë para mediave për të konfirmuar listën me kandidatë.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se pas Petro Koçit, pakënaqësi ndaj pozicionit në listë kanë shprehur edhe Nasip Naço, Laert Duraj dhe Klevis Xhoxhi.

Ata ishin caktuar në listën e hapur të PS, pra nuk e kishin të sigurtë fitoren si deputet, por duhet të mblidhnin sa më shumë vota.

Nasip Naço është deputet në Berat, Klevis Xhoxhi në Elbasan dhe Laert Duraj në Gjirokastër.

Sipas vendimit të Edi Ramës, të gjithë deputetët që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do të garojnë në listë të hapur, pasi lista e mbyllur do t’iu lihet drejtuesve të qarqeve dhe figurave të reja politike./ Zoom.al

Postime të lidhura