zoom

Ekonomi

LISTA ZYRTARE/Sa e paguajnë veten pronarët e medias në Shqipëri

Aleksandër Frangaj i TV Klan është një nga pronarët e mediave në Shqipëri që merr pagën më të lartë. Ai e paguan veten me 1 milionë lekë të reja, me një diferencë të madhe nga pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha. Kjo e fundit e paguan veten me shumë e 637 mijë lekëve, një shumë kjo shumë herë me vogël se ajo që drejtorit të saj të Informacionit, Ben Blushi, i cili paguhej afro 25 milionë lekë të reja në muaj.

Sa i përket pronarëve të tjerë të medias, i treti renditet Carlo Bollino i Report TV, i cili e paguan veten me 456 mijë lekë.

Irfan Hysenbelliu i News24 dhe Panorama e paguan veten 152 mijë lekë, ndërsa Artan Dulaku i Vizion Plus merr dy paga me nga 250 mijë dhe 130 mijë lekë.

Ndërsa pronari i televizionit Ora nuk paguhet nga media, por merr një pagë simbolike prej 3o mijë lekësh si president i Shoqatës së Konsujve. Zoom.al

 

 

Lista e pagave të pronarëve të medias

 

Aleksandër Frangaj – 1,002,217.00

Vjollca Hoxha –          637,583.00

Carlo Bollino –         456,401.00

Irfan Hysenbelliu –         152,250.00

Artan Dulaku –         250,000.00 dhe 130,000.00

Ylli Ndroqi –           30,000.00