zoom

Lajme

LISTA/ Të gjithë njerëzit e Veliajt në sistemin e drejtësisë

Kapja e sistemit të drejtësisë duket se ka qenë një skenar i parapërgatitur nga Erion Veliaj që në nisje të karrierës së tij publike.

Nëpërmjet OJF-ve të drejtuara prej tij dhe bashkëshortes, Ajola Xoxa, Veliaj arriti të promovonte në krye të institucioneve kyçe të drejtësisë së re, njerëzit e besuar të tij.

Kreu i Vettingut, Roland Ilia, ish-drejtuesja e KLGJ, Narueda Llagami dhe depuetja e PS njëkohësisht drejtuesja e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Klotilda Bushka, janë njerëz dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës. Ata janë promovuar nga OJF-t që kanë drejtuar kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëshortja e tij.

Çifti Veliaj-Xoxa, kanë hedhur tentakulat e tyre në të quajturën “Drejtësi e Re”, ku miq dhe bashkëpunëtorë të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, janë sot në krye të institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë.

Investigimi i emisionit ‘Plug’ në SYRI TV, zbuloi se kreu aktual i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia, ish-Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Narueda Llagami, deputetja e PS dhe drejtuesja aktuale e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka apo dhe shefja e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina, janë njerëzit e rrethit apo bashkëpunëtorët e ngushtë të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Kreu i vettingut, Roland Ilia, ka qenë një nga njerëzit e afërt të Erion Veliajt. ‘Plug’ publikoi dokumente se Ilia, njeriu që kaloi në vetting kreun aktual të SPAK, Altin Dumani duke mbyllur një sy për pasuritë e dyshimta të tij, ka qenë kandidati i partisë “G99” të Erion Veliajt për qarkun e Shkodrës. Në vitin 2009, Roland Ilia ishte i dyti në listën e Shkodrës pas Erion Veliajt, i cili garonte si i pari këtij qarku.

Narueda Llagami, njeriu që ka në dorë emërimet dhe shkarkimet të gjithë gjyqtarëve në të gjitha shkallët e gjykatave në vend, u denoncua nga ‘Plug’ si një nga bashkëpunëtoret e afërta të Ajola Xoxës. Llagami rezulton se ka punuar në Shoqatën për ‘Integrimin e Zonave Informale’, e cila kontrollohet nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa.

Madje, së bashku me Xoxën, Narueda Llagami është bashkëautore e një botimi shkencor për kuadrin ligjor mbi shërbimet e kujdesit shëndetësor. Duket se pikërisht suksesi i bashkëpunimit me Ajola Xoxën, e kataplutoi Narueda Llagamin në krye të institucionit që ka në dorë fatin e gjyqtarëve të vendit.

Klotilda Bushka, duket gjithashtu se është njeriu i besuar i Erion Veliajt në Kuvend. Bushka, ka njohje të hershme me çiftin Veliaj-Xoxa pasi ka punuar për shoqatën për integrimin e zonave informale dhe shoqatën ‘BYLA’ të Ajola Xoxës. Tre shoqatat e Ajola Xoxës, ‘BYLA’, ‘BENUSSI’ dhe ‘SHIZI’, janë ndër OJF-t kryesore të financuara nga Soros, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë me peticione apo letra drejtuar ambasadorëve të vendit tonë për procesin e vettingut.

Një tjetër emër i përfshirë në influencën e Veliajt dhe Xoxës, është bashkëshortja e themeluesit të ‘Mjaft’ Floran Pustina, Pranvera Pustina. Kjo e fundit është me detyrë shefe e kabinetit të prokurorit të përgjithshëm Olsian Çela. Një nga rastet më flagrante të përdorjes së Prokurorisë së Përgjithshme është zvarritja që I është bërë korrespodencës më autoritetet greke për të konfirmuar dëbimin dhe dënimin për Gjyqtaren Irena Gjoka Maneku, e cila me vendimet e saj la për një vit të izoluar liderin e opozitës Sali Berisha.

Ndërkohë, Floran Pustina është i përfshirë në aferën e inceneratorëve ku emri i tij del dhjetëra herë në dosje, por çuditërisht ndaj tij SPAK duket se ka heshtur. Shoqatat e Ajola Xoxës, ku kanë punuar dhe janë promovuar emrat e sipërpëmendur, të cilët sot drejtojnë sistemin e drejtësisë, janë financuar me qindra mijëra euro nga institucione ndërkombëtare dhe publike në vendin tonë ndër vite./Marrë nga SYRI.NET

Postime të lidhura