Aplikacion
Shkresa po përpilohet dhe socialistët po shohin materialet filmike për të vendosur se cilët do të fusin këtë herë në listën e të përjashtuarve.
Zoom.al mëson se të rrezikuar janë Elda Hoti, Albana Vokshi dhe Petrit Doda.
Demokratja Elda Hoti ishte ajo që hodhi një solucion në sallë, që sipas kryeparlamentares Elisa Spiropali ishte benzinë. Më vonë u sqarua se ishte parfun.
Petrit Doda ishte ai që mblodhi karriget pranë foltores, ndërsa Albana Vokshi u hoqi mikrofonat Petro Koçit dhe Eduard Shalsit teksa po flisnin nga vendi.
Nuk është ende e qartë se me sa ditë rrezikojnë të përjashtohen, por sipas rregullores së re të Kuvendit, përjashtimi mund të shkojë deri në 60 ditë.
Deputetët e opozitës u pëplasën edhe me Gardën dhe FNSH jashtë sallës dhe akuzuan një efektiv të FNSH se kërcënoi me armë deputetin Luan Baçi. Policia reagoi duke thënë se asnjë nga efektivët e FNSH nuk ishte i armatosur. /Zoom.al