zoom

In Zoom

Lista e PS/ Rikandidon për herë të shtatë kryebashkiakun e Maliqit, nxjerr jashtë loje Erion Braçen

Kryesia e Partisë Socialiste miratoi dje listën përfundimtare të kandidatëve për kryetari bashkie për zgjedhjet e 14 majit.

Emrat e kandidatëve u prezantuan nga krerët e qarqeve.

Lista pati disa prurje të reja duke u rinovuar në 18 për qind të saj, ndërsa shumica dërmuese janë rikonfirmime të kryebashkiakëve aktual.

Mes të rikonfirmuarve janë edhe diy emra që kanë hyrë në listën e rekordeve të zgjedhjeve vendore.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Maliqit Gëzim Topçiu, i cili rikandidon për herë të shtatë.

Kryebashkiaku i “përjetshëm”, është zgjedhur për herë të parë në vitin 2000 dhe nëse do të rizgjidhej sërish më 14 maj ai do kishte mundësi që qendronte në detyrë për 28 vite.

Një tjetër emër që pason Topçiun drejt rekordeve është Adriatik Zotkaj i Poliçanit.

Adriatik Zotkaj drejton bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 dhe mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit që drejton prej 15 vjetësh. Përveç faktit se është një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë, Zotkaj është gjithashtu një ndër zyrtarët me të shkuarën penale më të pasur.

Lista e kandidatëve të PS-së përcaktoi edhe fituesin e poërplasjes në qarkun e Fierit mes Taulant Ballës dhe Erjon Braçes.

I vetmuar gjithmonë e më shumë nga drejtuesit e qendrës, Braçe ka humbur edhe të drejtën për të përcaktuar ai emrin e kryebashkiakut të Divjakës. Ai mbështeste emrin e kryebashkiakut aktual Fredi Kokoneshi, por kryesia mbështeti kandidatin e propozuar nga Taulant Ballës, Josif Gorrean.

 

LISTA E KANDIDATËVE ZYRTARË TË PARTISË SOCIALISTE PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT

 

QARKU SHKODËR

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

Shkodër – Benet Beci

Pukë – Gjon Gjonaj

Vau i Dejës- Kristjan Shkreli

Fushë Arrëz – Franc Tuci

 

QARKU ELBASAN

Elbasan – Gledian Llatja

Cërrik – Andis Salla

Belsh – Arif Tafani

Gramsh- Besian Ajazi

Peqin – Bukurosh Maçi

Librazhd – Mariglen Disha

Prrenjas – Nuri Belba

 

QARKU LEZHË

Lezhë – Pjerin Ndreu

Kurbin – Majlinda Cara

Mirditë – Ndrec Deda

 

QARKU DIBËR

Dibër- Rahim Spahiu

Mat – Agron Malaj

Klos –  Valbona Kola

Bulqizë – Festime Mjeshtri

 

QARKU BERAT

Skrapar – Adriatik Mema

Poliçan – Ardiatik Zotkaj

Berat – Ervin Demo

Dimal – Juliana Mema

Kuçovë- Kreshnik Hajdari

 

QARKU DURRËS

Durrës- Emirjana Sako

Shijak- Elton Arbana

Krujë- Artur Bushi

 

QARKU KORÇË

Korçë- Sotiraq Filo

Pogradec- Ilir Xhakolli

Devoll- Eduard Duro

Maliq – Gëzim Topçiu

Pustec- Pali Kolefski

Kolonjë- Erion Isai

 

QARKU GJIROKASTËR

Gjirokastër- Flamur Golemi

Përmet- Alma Hoxha

Këlcyrë- Klement Ndoni

Tepelenë- Tërmet Peçi

Memaliaj- Gjolekë Guci

Dropull – Dhimitraq Toli

Libohovë – Leonard Hide

 

QARKU KUKËS

Bashkia Kukës – Safet Gjici

Bashkia Tropojë – Rexh Byberi

Bashkia Has – Halit Mulaj

 

QARKU FIER

Bashkia Fier – Armando Subashi

Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa

Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi

Bashkia Patos – Fatjon Duraj

Bashkia Divjakë, Josif Gorrea

 

QARKU TIRANË

Bashkia Tiranë – Erion Veliaj

Bashkia Kamëz – Rakip Suli

Bashkia Kavajë – Redjan Krali

Bashkia Vorë – Blerim Shera

Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla

 

QARKU VLORË

Bashkia Vlorë –  Ermal Dredha

Bashkia Selenicë – Nertil Bellaj

Bashkia Delvinë – Besmir Veliu

Bashkia Finiq – Romeo Çakulli

Bashkia Himarë – Jorgo Goro

Bashkia Konispol – Erges Dule

Bashkia Sarandë – Olti Çaçi