zoom

In Zoom

LISTA E PLOTË/ Emrat e drejtorëve që kanë punësuar vëllezër, motra e kunetër në Bashkinë e Tiranës

Partia Demokratike ka publikuar sot një listë të punonjësve të Bashkisë së Tiranës, për të bërë denoncuar një skandal të emërimeve nepotike në institucionin e drejtuar nga Erion Veliaj.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e fushatës së Belind Këllicit, Silvi Bardhi, ka përmendur të gjitha rastet e këtyre emërimeve në të gjithë aparatin e bashkisë dhe drejtorive në varësi të saj.

Sipas listës së publikuar nga PD, rezultojnë raste nga më të ndryshme, ku Drejtori i Inspektoratit ka të punësuar vëllanë , kunatin dhe kunatën; Drejtoresha e Tirana Parking ka të punësuar motrën, bashkëshortin dhe kunatin.

“Janë qindra punonjës të Bashkisë që paguhen me taksat tona, thjesht për t’i shërbyer Erion Veliajt, profilit të tij personal, interesave politike që ai ka. Qindra punonjës që mbahen me taksat tona, kujdesen që Erjon Veliaj të dalë mirë në publik, të pëlqehet, t’i bëhet shpërndarje në rrjetet sociale. Vetë Erion Veliaj, në gjysmën e parë të vitit të kaluar, ka kaluar 4 muaj e gjysëm jashtë shtetit, duke marrë të paktën 11 mijë euro dieta”, tha Bardhi.

Në listën e publikuar janë edhe pagat që u korrespondojnë të punësuarve. Partia Demokratike duket se i ka paraprirë kështu deklaratës së kryeministrit Rama për t’i publikuar periodikisht pagat e punonjësve të administratës.

Zoom.al po e publikon të plotë listën e denoncuar nga PD-ja:

Nepotizmi në Bashkinë Tiranë

/Zoom.al