Aplikacion
Por kjo nuk është hera e parë që një ministër apo zyrtar i lartë socialist përballet me drejtësinë për akuza që kanë të bëjnë me korrupsionin, shpërdimin e detyrës apo edhe vepra të tjera penale.
Madje në vitet e fundit lista është shtuar së tepërmi. Natyrisht që rasti më i rëndë është ai ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili vijon të përballet me drejtësinë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre dhe pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikim ndërkombëtar droge.
Një tjetër ministër i Brendshëm që është detyruar të jap dorëheqjen, por pa shkuar para drejtësisë është Sandër Lleshaj. Ai dha dorëheqjen një vit më parë, pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Laprakës ku një punonjës policie vrau të riun Klodian Rasha. Por në atë kohë u fol se largimi i Lleshajt kishte të bënte edhe me çështjen e uniformave të policisë, për të cilën po përballen me drejtësinë disa ish-vartës të tij.
Zoom.al meson se një tjëtër largim i detyruar nga detyra ka qenë edhe ai ish-ministrit tjetër të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndonëse për largimin ai nuk dha asnjë arrësye të qenësishme, besohet se Xhafaj dha dorëheqjen pasi i vëllai i tij, Agron Xhafaj, i cili i ishte shmangur deri më atëherë drejtësisë, u detyrua të kthehej në Itali për të vuajtur dënimin me burg.
Damian Gjiknuri është gjithashtu një tjetër ish-ministër socialist që është detyruar të largohet nga detyrua. Ai u përfshi në skandalin e Unazës së Re, ku një kompanie fantazëm iu dha një tender me një vlerë 18 milionë euro.
Lista vijon me disa ish-kryetar bashkie të cilët gjithashtu janë arrestuar apo janë larguar nga detyrat.
Rasti më i fundit prej tyre, është ai ai i kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i cili gjendet ende në burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion.
Më parë është detyruar të largohet nga skena politike edhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, emri i të cilit doli në përgjimet e dosjes së Shijakut./Zoom.al
Ministrat dhe kryetarët e bashkive të larguar nga detyra për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Lefter Koka, ish-ministëri Mjedisit. I arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash!
Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm. I akuzuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge
Sander Lleshi, ish-ministër i Brendshëm. I dorëhequr pas vrasjes nga policia të një qytetari, por dorëheqja kishte të bënte edhe me skandalin e uniformave!
Fatmir Xhafaj, ish-Ministër i Brendshëm. I dorëhequr pasi vëllai ishte dënuar për trafik droge!
Rovena Voda, ish-zv/ministre e Brendshme. E arrestuar për korrupsion!
Damian Gjiknuri, ish-ministër i Transporteve. U largua nga detyra pas skandalit të tenderit për Unazën e Re.
Shpëtim Gjika, ish kryetar i Bashkisë së Vlorës. I larguar pas skandaleve me lejet e ndërtimit në Vlorë.
Vangjush Dako, i kryetar i Bashkisë së Durrësit. I larguar pas përfshirjes në dosjen e Shijakut.
Fatos Tushe, ish- kryetar i Bashkisë së Lushnjes. I arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Ervis Roshi, ish-kryetar i Bashkisë Kavajë. I larguar nga procesi i dekriminalizimit.
Agim Kajmaku, ish – kryetar i Bashkisë së Vorës. I arrestuar për falsifikim dokumentesh.
Tom Doshi, ish-deputet socialist. I përjashtuar nga grupi parlamentar socialist pas akuzave që i bëri Ilir Metës se donte ta vriste. I shpallur non grata nga SHBA.
Mark Frroku, ish-deputet. I arrestuar për vrasje të kryer në Belgjikë.
Armando Prenga, ish deputet i Partisë Socialiste. I arrestuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur ne vitin 2015 në Laç ku mbetën të plagosur 7 persona.