zoom

Politikë

Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit, ambasada Amerikane e kundërshton

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas lirimit nga burgu të Saimir Tahirit.

Ambasada shprehet se po e ndjekin me shqetësim lirimin e ish ministrit dhe se kërkojnë dokumentet e procesit.

“Po e ndjekim me shqetësim lirimin e Saimir Tahirit dhe kërkojmë dokumentet e procesit”, shkruhet në reagimin e ambasadës.

Sipas vendimit, pjesën e mbetur të dënimit prej 1 vit e 8 muaj burg, Tahiri do ta shlyejë në shtëpinë e tij në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Ai po ashtu mund të largohet nga banesa për nevoja të domosdoshme familjare, por vetëm pasi Shërbimi i Provës të jetë dakord.