zoom

Politikë

Lirimi i 4 të akuzuarve, Alibeaj: Edi Rama mbrojti skemën për vjedhjen e zgjedhjeve

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbajtur një deklaratë për mediat, ku është ndalur te lirimi i 4 të akuzuarve për nxjerrjen e të dhënave të pagave për mijëra shqiptarë.

Alibeaj ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama, se ka tradhtuar shqiptarët me qëllim të vetëm që të marrë pushtetin dhe të vjedhë zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Alibeajt, të dhënat e kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytetarëve u vodhën vetëm nga Edi Rama dhe sipas tij, ky i fundit ka ndikuar te drejtësia për të mbrojtur skemën e krijuar.

“Vendimi i sotëm i gjykatës për të liruar 4 të akuzuarit për të dhënave e shqiptarëve. Është dëshmi që Rama po mbron krimin e vet. Vendimi tregon se segmente të drejtësi mbeten nën ndikimin e Edi Ramës për të vjedhur. Vendimi vulos sot një nga krimet më të mëdha të Edi Ramës dhe një nga skandalet më të mëdha të privatësisë. Vendimi i sotëm është dëshmi e qartë se autorët janë kryeministri dhe vartësit të tij. I ka shërbyer vetëm Edi Ramës. Të dhënat e kartës ID, nr i telefonit, pagës,. U vodhën për të vjedhur zgjedhjet. Për një person të vetëm. Edi Rama u përpoq të zvogëlojë përmasat. Sot liroi 4 personat që akuzohen zyrtarisht për publikimin e të dhënave”, tha Alibeaj.

Postime të lidhura