zoom

Aktualitet

Lihet në burg ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi. Vendimi është dhënë pak minuta më parë.

Togat e zeza e kanë lënë në burg Gëllçin pasi sipas tyre, ai mund të largohet nga Shqipëria ose të prishë provat.

Ndërkohë, avokati Dorian Matlia ka folur pas këtij vendimi dhe është shprehur se ata do t’i drejtohen Gjykatës së Posaçme të Apelit, për të prishur këtë vendim të dhënë sot nga shkalla e parë.

“Nuk ka lidhje me përzgjedhjen. Hetimi për këtë tender ka filluar në vitin 2019, një nga pikat e padisë është detyrimi I RTSH për të hapur garën. Shpërdorimi i detyrës nuk hetohet nga SPAK, por nga Prokuroria e Tiranës. Ai mund të ndikojë tek prova dhe aim und të largohet jashtë shtetit. Është sekuestruar gjithë dosja e tenderit, nuk ka më asnjë document se cfarë mund të manipulohet. Kemi dorëzuar dosjen. Do t’i drejtohemi Apelit për të ankimuar vendimin”, u shpreh avokati Matlia.

Postime të lidhura