zoom

Lajme

“Liam Payne nuk i dha fund jetës, mund të ishte shpëtuar”

Një burim ka deklaruar për Daily Mail se Liam Payne nuk ka kryer vetëvrasje dhe se mund të ishte shpëtuar.

Burime pranë familjes së Liam besojnë nëse ambulanca do të ishte telefonuae menjëherë kur ai u rrëzua në hollin e hotelit në Buenos Aires të mërkurën, dhe jo disa kohë më vonë kur këngëtari ishte kthyer vetëm në dhomën e tij në katin e tretë, do të kishte jetuar.

Burimi tha: ‘Liam nuk duhej të vdiste. Liam nuk donte të vdiste. Ai na kishte premtuar të gjithëve se nuk do të bënte kurrë vetëvrasje. Ai priste me padurim të ardhmen.

Nëse dikush do të kishte telefononte një ambulancë kur u rrëzua në hollin e hotelit në vend që ta kthente në dhomën e tij dhe ta linte atje vetëm, në një gjendje psikotike, ai do të ishte ende me ne.”

Këngëtari 31-vjeçar vdiq menjëherë pasi ra nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit në katin e tretë.

Policia gjeti drogë në dhomën e tij duke përfshirë ‘cristal’, një halucinogjen i fuqishëm që shkakton episode psikotike.

Burimi tha: ‘Ku e mori Liam drogën kur nuk kishte para?’

Burime të shumta policore kanë thënë se hetuesit besojnë se dikush në hotel e ka furnizuar atë me drogë. Ka pasur raporte të pakonfirmuara se hoteli kreu një hetim të brendshëm dhe pushoi një punonjës.

Hetuesit thanë se hetimi për vdekjen e yllit ‘është në vazhdim’ por shtuan se akuzat kundër atyre që furnizuan drogën ‘ishin të pashmangshme’.