zoom

Ide & Blog

Leximi i një fitoreje!

Nga Irena Beqiraj

Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi I kësaj fitoreje është i rëndesishëm për të kuptuar kërkesat e elektoratit ndaj përfaqësuesve të vet .

1. Megjithëse unë nuk ndaj të njejtat ide e analiza në shumëçka me Joridën, edhe mund te debatoja gjatë me të për ekonominë, duket që baza e partisë se saj e ka vecuar faktin që ajo sot është zëri me elokuent ekonomik në PD . Edhe jo fare çuditërisht. Studimet tregojnë se opinionet e ekonomistëve ndikojnë më shumë ne opinionet e shprehura nga publiku. Së dyti, opinionet e shprehura nga ekonomiste gra dukshëm janë më bindëse sesa të njëjtat opinione të shprehura nga ekonomistët burra.

2.Gjekmarkaj i konsideronte gratë pjesë e “haremit” politik, duke luajtur tinëz me konotacionin erotik që ka fjala harem në fjalorin tonë të përditëshëm.
Por duke hequr cdo ngjyrim erotik, aty ka një të vertetë. Gratë në politikë shpesh vet ofrohen për tu bërë ndoshta pjesa më e shëmtuar e klaneve politike. Fatkeqësisht pjesa dërrmuese e tyre janë pjesë aktive e politikës që ofron kryesisht argëtim emocional , edhe jo ​​rezultate publike. Kjo është një sëmundje intelektuale, e cila fillon në botën politike dhe më pas përhapet, duke ndotur të gjitha format e të menduarit. Jorida I ka qëndruar larg argëtimit emocional.

Po ashtu ajo ka treguar të jetë ndryshe nga gratë e burrëruara të politikës, të cilave as veshja , as bukuria, as modelet e flokëve, as gërshetat, as spilat në xhaketa, e as ndërhyrjet estetike, nuk u japin dot titullin grua.

3. Të gjesh vendin edhe kohën për të komunikuar c’ka të duket e drejtë kërkon inteligjencë e lartë emocionale edhe sociale, madje eshtë vija ndarëse që dallon komunikimin toksik nga ai shendetshëm. Edhe primaret treguan se demokratët e përcmojnë komunikimin toksik, edhe vlerësojnë komunikim e shëndetshëm publik.

Sot ka shumë të rinj të reja , burra e gra qe kanë zgjedhur te krijojnë shpejt një profil politik duke çjerrë protestave, mitingjeve , duke u fyer rrugëve , zyrave, edhe televizioneve duke harruar qe shfryrja e të gjitha ankesave edhe akuzave në publik u ngjan shfryrjes së gazit të zorrëve I cili helmon ajrin për këdo rreth teje për një periudhë te papërcaktuar kohore.

Ndaj në këto primare baza partiake tregoi “pak mirenjohje” për gladiatorët e akuzave . Baza e njeh mirë konstruktin politik “të sakrificave” të tyre .

Zgjedhja e Jorides si gruaja me e votuar tregoi se përfaqësimi kërkon balancë, kërkon marrdhënie afatgjatë , kërkon ta konsiderosh veten “si njerin prej tyre” , ndoshta jo më i miri, as më trimi, e as më agresivi , as më I zoti as ai që ka vëmendjen apo mbështetjen e shefit , por thjesht njeriu i tyre!

Këto primare treguan se njerzit mund të gjendet larg edhe afër shefave të Partisë, por kjo nuk u jep fuqi politike . Fuqia e vertetë politike varet nga mbështetja e njerëzve të thjeshtë të bazës!

Bravo (well done) Jorida!

Postime të lidhura