zoom

Aktualitet

Lëvizje në polici, ikën Drejtori i Qarkut të Shkodrës. Kush e zëvendëson

Ervin Hodaj nuk do të jetë më në krye të Policisë së Shkodrës. Ai u emërua në këtë detyrë në dhjetor të vitit të kaluar, por këtë të mërkurë u konfirmua lajmi se nuk do ta mbajë më këtë pozicion.

Ai u ndërrua “kokë më kokë” me Edmond Sulajn, i cili nga sot do të drejtojë Policinë e Shkodrës.

Vetë Hodaj është transferuar në Tiranë si drejtor i Krimeve të Rënda në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Hodaj ka drejtuar më herët Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe Drejtorinë e Policisë së Fierit.

Ai vjen nga një karrierë e gjatë në Drejtorinë e Përgjithshme në sektorin kundër drogës.

Ndërsa Edmond Sulaj më parë mbante detyrën e drejtorit në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit. Më herët ai ka qenë edhe drejtor në Policinë e Kukësit.