zoom

Aktualitet

“Lekët e drogës i investonin në ndërtime në Tiranë”, gazetari: Edhe babai i Ervin Matës i skeduar

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje të tjera lidhur me operacionin e fundit i SPAK, ku u lëshuan urdhër-arreste për një grup të strukturuar kriminal që drejtohej nga Ervin Mata.

I ftuar në Ora News, Qyno tha se Erzen Breçani dhe Ervin Mata bënin pjesë në një grup të trafikut të drogës që vepronte në Shqipëri, Evropë dhe vendet e Amerikës Latine. Sipas tij, i skeduar për trafik droge është edhe babai i Ervin Matës, teksa paratë e fituara nga droga ata i investonin në biznesin e ndërtimit në Tiranë.

“Breçani është arrestuar pranë stadiumit, teksa zhvillohej ndeshja me Ishujt Faroe. Urdhri për arrestimi ne tij është lëshuar nga SPAK për shkak se është pjesë e një grupi që vepronte në Shqipëri, Evropë dhe vendet e Amerikës Latine. Breçani ka një lidhje krushqie me njërin nga personat e shpallur në kërkim, sikurse është Ervin Mata. Asetet financiare ata i shpenzojnë në Shqipëri, por kjo nuk u jep titullin biznesmenë sepse nuk e bëjnë atë në mënyrë të ligjshme. Këta kanë ngritur një biznes edhe me ndërtimet në Tiranë kryesisht. Investojnë në pallate. Edhe babai i Matës është i skeduar se merret me lëndë narkotike. Janë kapur sasi e konsiderueshme kokaine në shumë vende, dhe më pas është lëshuar masa e arrestit me burg për këta persona”, tha Qyno.