Aplikacion
Fillimisht, gjatë fjalës së tij, ai u ndal te situata në Ukrainë, ku tha se do të gjendet një zgjidhje, duke shtuar se dy delegacionet do të ulen sërish sot e do të bisedojnë.
“Do të gjendet një zgjidhje në Ukrainë. Delegacionet do të mblidhen e do të bisedojmë”, u shpreh Lavrov.
Më tej tha hapur se SHBA-ja e dominon Evropën ashtu si Napoleoni apo Hitleri në kohën e tyre.
“Uashingtoni dominon Evropën ashtu si Napoleoni apo Hitleri në kohën e tyre. Histeria do të zhduket dhe Perëndimi do të dalë prej saj”, tha shefi i diplomacisë ruse./ Zoom.al