zoom

Aktualitet

Largohen nga Shqipëria pesë autobusë me afganë

Një grup afganësh që po strehoheshin në Lezhë janë larguar nga Shqipëria mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, me pesë autobusë ata janë nisur nga Lezha në drejtim të Aeroportit të Rinasit. Ndërsa destinacioni i mëtejshëm i tyre nuk dihet.

Raportohet se largimi i afganëve është organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Afganët erdhën në vendin tonë pas marrjes së pushtetit nga talibanët në vendin e tyre.

Edhe më herët është raportuar se qëndrimi i tyre në Shqipëri do të ishte i përkohshëm.