zoom

Slider

“Laraskë”, “Ta heq surratin”, “Qurravitesh”! Denigron debati mes Ilnisës dhe Ledjonës

Shou televiziv vijon të prodhojë një spektakël me banalitete mes banorëve. Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” ka pasur debate të shumta.

Një prej tyre ishte mes Ledjonës dhe Ilnisës, ku nuk kanë munguar as ofendimet.

Teksa zhvillonin lojën e rezistencës, Ledjona i është drejtuar Ilnisës duke i thënë “laraskë’, ndërsa gazetarja i është afruar duke e përqeshur dhe duke i thënë “mos më prek me dorë. Mësove të flasësh?”

Ndërsa në një bisedë me Vesën, Ilnisa ka thënë se Ledjona sipas saj i ka vjedhur asaj emisionin që ajo kishte para se të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Nuk kisha njohur njerëz kaq të lig. Unë atë nuk e njoh, këtu e njoha. Bëri një format në televizion siç e bëja unë edhe kaq. Bënte çdo gjë që bëj unë, mori formatin e përshtati, ajo më ka idhull mua”, tha Ilnisa.

Pjesë nga debati:

Ledjona: O laraskë…

Ilnisa: Mos më prek më dorë. Mësove të flasësh?

Ledjona: Mos më provoko se jam në lojë. Mos u afro në terrenin tim se jam në lojë.

Ilnisa: Mësove të flasësh shqip-shqip besoj?

Ledjona: Ke marrë zemër ëë? Unë ta heq surratin dhe nuk e ngre më kokën, qurravitesh dhe jam unë ajo që ta sjell gojën këtu.

Ilnisa: Si sillja vetes gojën. Për çfarë e ke gojën, sa njeri u vogël, pa vlerë. /ZOOM.AL/