zoom

Aktualitet

Lajthitje elektorale/ Kandidati i PS bën gafë: Djem e vajza që kanë dalë në pension! (VIDEO)

Fushatat elektorale janë momente kur qytetarët dëgjojnë premtime të çuditshme, njësoj siç ishte ai kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Libohovë për shërbim funeral falas, por gjatë këtyre ditëve nuk mungojnë as gafat, që zbulojnë aftësivë artikuluese të atyre që kërkojnë votën e qytetarëve për t’i drejtuar në nivel vendor për 4 vite me radhë.

Gafa e fundit vjen nga kandidati i PS për Bashkinë e Patosit, Fation Duro.

Gjatë një takimi elektoral me mbështetësit e tij, Duro u shpreh “djem e vajza që kanë dalë në pension”.

Të gjithë e dimë që ata që dalin në pension janë të moshuarit ose ndryshe pensionistët, ndërsa djemtë e vajzat kudo njihen si rini. Pra, ose janë djem e vajza, ose janë në pension, të dyja bashkë nuk rrinë.

“Këtu ka famijë të vegjël, janë ato dy vajzat aty. Ka edhe djem e vajza që tashmë kanë dalë në pension. Realisht ju e meritoni që të keni një vend ku të kaloni pasditen, ku të shkoni në mëngjes. Unë e kam një ide se ku duhet bërë, është shkolla aktuale, që mund të kthehet në një vend relaksues”, u shpreh Fation Duro.

Më poshtë videoja e Fation Duros:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)