zoom

Bota

LAJMI I FUNDIT/ Presidenti Trump ndërpret ndihmën ushtarake për Ukrainën

Pas debatit të ashpër dhe të paprecedent në zyrën Ovale me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të ndërpresë  në dërgesat e ndihmave ushtarake amerikane në Ukrainë.

Vendimi është marrë pas një seri takimesh që presidenti Trump zhvilloi me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

CNN raporton se ai do të mbetet në fuqi derisa presidenti amerikan të jetë i bindur se presidenti ukrainas do të jetë gati për paqe me Rusinë. Kjo do të thotë se Trum po e detyron Zelenskyn të ulet në një tryezë negociatash.

“Presidenti Trump ka qenë i qartë se ai është i fokusuar në arritjen e paqes. Ne kemi nevojë që edhe partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi. Ne po ndalojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që ajo po kontribuon në gjetjen e një zgjidhje”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërprerja e ndihmës ushtarake amerikane pritet të ketë efekt thelbësor në luftën që Ukraina po zhvillon kundër Rusisë. /Zoom.al

Postime të lidhura