zoom

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet në erë një makinë afër TEG. Dyshohet për viktima (VIDEO)

Një makinë ka shpërthyer me eksploziv teksa po ecte në Unazën e Madhe, në afërsi të TEG, në një ngjarje kriminale që i shkaktoi vdekjen një 27 -vjeçari që ishte në drejtimin e saj.

Sipas informacioneve të para të mbërritura në redaksinë e Zoom.al,  bëhet fjalë për një shpërthim me telekomanë.

Zoom.al mëson se brenda makinës kanë qenë vetëm viktima. Ai është identifikuar si Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, nga Berati.

I riu u nxorr nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua me urgjenë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Siç shihet nga video e publikuar nga Zoom.al, pas shpërthimit makina është përfshirë plotësisht nga flakët.

Policia saktësoi se ngjarja ka ndodhur në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut dhe se automjeti ishte i tipit “Golf”.

Zoom.al mëson se Sadikaj ka qenë një person me precedent penalë, i akuzuar për tentativë vrasje. Policia po heton të shkuarën e tij në përpjekje për të zbuluar autorët e aktit terrorist të sotëm. /Zoom.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al_news)

Postime të lidhura