zoom

Lajme

Lajm i mirë për Kombëtaren kuqezi, Italia ngec në miqësoren me Turqinë! Spalleti: S’ishim brilantë

Kombëtarja merr një lajm të mirë nga ekipet e grupit. Italia duket se nuk është në formën e duhur, teksa Kroacia e kaloi pozitivisht testin e saj dy ditë më parë.

55% kontrolli i topit, 11 raste, vetëm 2 gjuajte në kuadrat. Italia, rivali i Shqipërisë në Euro2024”, jo vetëm që nuk të ngjallë frikë, por ”azzurrët” dukshëm nuk janë ende gati. Ekipi i Spallettit nuk dhuroi thuajse asnjë detaj pozitiv në testin kundër Turqisë, një “X” pa gola që nuk lë një shije të mirë. Në sytë e mediave dhe opinionit sportiv në Itali, këtij ekipi i duhet ende shumë punë në aspektin teknik, taktik dhe fizik.

Sigurisht ishte thjesht një test miqësorë që pritet t’i shërbejë Spallettit, por koha nuk premton shumë. Në 90-minuta, spikati vetëm një shtyllë me kokë e Cristante-s në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, “azzurrët” shtuan disi ritmin e lojës, por pa mundur të gjenin prekjen fituese.

Pavarësisht se kjo ishte një paraqitje nën nivel, Luciano Spalletti nuk e bën dramë: “Nuk ishim brilant, por në disa momente skuadra u ngjit lart duke shfaqur sjelljen e duhur. Ishte një ndeshje klasike përgatitore, duhet ende të vendosim në vendin e duhur disa gjëra. Për shijet e mia, kjo ishte një ndeshje me intensitet, jam i kënaqur. Ndikoj pak edhe lodhja, humbëm disa topa të lehtë”, u shpreh Spalletti duke theksuar më pas se ka ende kohë për të përmirësuar:

“Ka ende kohë për të bërë disa zgjedhje, do të marrë të gjithë kohën e nevojshme. Nuk mund të them dy ditë përpara se kush do të shkojë në shtëpi”, theksoi ndër të tjera trajneri i Italisë pas miqësores kundër Turqisë. /ZOOM.AL/