zoom

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Skandali i rrjedhjes së të dhënave, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë sa i takon skandalit që përfshiu vendin, lidhur me nxjerrjen e të dhënave personale, pagave dhe targave.

Arrestimet janë bërë gjatë natës me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Në bazë të hetimit të prokurorisë ka rezultuar se këta dy persona kanë nxjerrë nga sistemi të dhënat e qytetarëve.

Të dhënat financiare të mbi 630 mijë qytetarëve për muajin janar 2021 qarkulluan lirisht pak javë më parë përmes aplikacionit WhatsApp, por skandali u thellua edhe më shumë, pasi më tej doli një listë e shtuar deri në 690 mijë punonjës, me të dhënat e prillit.

Materialet përmbanin të dhëna personale si numrin e kartës së identitetit, numrin e identifikimit të shoqërisë ku janë punësuar ata, përfshirë pozicionin e punës dhe numrin e telefonit.

Pas këtij skandali, kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve që ishin pjesë e dokumentit me të dhëna personale.

Ai i bëri thirrje prokurorisë të zhvillonte hetime të imtësishme, ndaj atyre që sipas tij me këtë akt synonin të sillnin konfuzion dhe destabilitet.

Postime të lidhura