Aplikacion
Një zhvillim i tillë vjen në një kohë tensionesh mes Bashkisë Tiranë dhe kreut të FSHF-së, Armand Duka, i cili kërkon mandatin e gjashtë në krye të shtëpisë së futbollit shqiptar.
Kujtojmë se FSHF publikoi një audio-përgjim të bërë në mbledhjen e anëtarëve të Komunitetit të Futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë, drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në të, ky i fundit dëgjohej të fliste me një gjuhë denigruese dhe cilësime fyese.
Më pas, një sasi tritoli shpërtheu në banesën e Dukës në Durrës, i cili zgjodhi të mos e vinte gishtin askund, por t’ia linte në dorë policisë.