Aplikacion
Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur në SPAK për këtë qëllim. Opozita e ka akuzuar atë si të implikuar direkt në atë aktivitet, teksa publikoi detaje dhe prova që e lidhnin me personazhet kriminale të dosjes hetimore, madje edhe se i ka ndihmuar për të lëvizur apo arratisur me makinë.
Rama do japë shpjegime në lidhje me faktet dhe detajet e publikuara, apo që prokurorët posedojnë nga hetimi i rihapur. Ai do sqarojë rrethanat e përdorimit të makinës, kontaktet me personat dhe nëse ka alibi. Pritet që SPAK dhe vetë Olsi Rama të japin reagim pas përfundimit të seancës së deponimit.
Ishte Gazment Bardhi ai që denoncoi vëllanë e kryeministrit publikisht, duke nxjerrë edhe informacione nga sistemi TIMS për udhëtimet e Ramës dhe lidhjet e tij me të arratisurin e çështjes, Genci Xhixha.
Olsi Rama e mohoi dhe madje bëri kallëzim në SPAK ndaj Bardhit për shpifje, teksa çështjet janë në verifikim e sipër. Më herët ka qenë edhe kreu i grupit të PD, Bardhi, që ka dëshmuar në SPAK rreth informacioneve që posedonte rreth çështjes, si person në dijeni. /ZOOM.AL/