zoom

Të gjitha

LAJM I FUNDIT/ Mbërrijnë në Shkup trupat e 45 viktimave të tragjedisë në Bullgari

Sot kanë mbërritur në Shkup trupat e pajetë të viktimave të tragjedisë që tronditi mbarë Evropën, pasi një autobus me turistë nga Maqedonia e Veriut mori flakë në Bullgari.

Avionët ushtarakë janë ulur në aeroportin e Shkupit, ku po priteshin nga familjarët e viktimave dhe nga zyrtarë të lartë.

Për 45 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, teksa po ktheheshin nga Turqia, do të ketë një ceremoni shtetërore.

Shumica e viktimave të tragjedisë ishin me kombësi shqiptare.